Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Telefonata e Zelenskyy-t me Papa Franceskun, çfarë u tha?

12:17 / March 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Papa Francesku 752x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas ambasadorit të Ukrainës në Selinë e Shenjtë, Andryi Yurash, Papa Françesku i ka telefonuar presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky. Në një postim të tijin në “Twitter”, ambasadori thotë se gjatë bisedës, Zelensky e ftoi Papën të vizitojë Ukrainën.

Ndërkohë, Papa Françesku i telefonoi sërish sot presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili e siguroi Papën se “ai është mysafiri më i shumëpritur në vend”. Nga ana e tij, Papa i tha presidentit ukrainas se ai “po lutet dhe po bën gjithçka që është e mundur për t’i dhënë fund luftës, të provokuar pas pushtimit të Rusisë”, tha ambasadori ukrainas në Selinë e Shenjtë, Andrii Yuash, në “Twitter”.

“Gjest i ri mbështetjeje nga Papa Françesku: Pak minuta më parë Ati i Shenjtë telefonoi Presidentin Zelensky. Ata patën një bisedë premtuese. Papa tha se po lutet dhe po bën gjithçka që është e mundur për përfundimin e luftës dhe Zelensky përsëriti se Shenjtëria e Tij është mysafiri më i pritur në Ukrainë”, shkruan diplomati në profilin e tij.

Françesku e kishte telefonuar tashmë presidentin rus më 26 shkurt, kur ai i shprehu “dhimbjen e tij të thellë” për atë që po ndodhte. Pak ditë më parë, edhe kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i dërgoi një letër Papa Françeskut, duke e ftuar atë të vizitojë qytetin gjatë kësaj kohe lufte pas pushtimit të Rusisë ose, nëse nuk është e mundur, të marrë pjesë në një video-konferencë për t’i dërguar një mesazh popullatës.

“Ne besojmë se prania e liderëve fetarë të botës personalisht në Kiev është çelësi për të shpëtuar jetë dhe për të hapur rrugën drejt paqes në qytetin tonë, në vendin tonë dhe kudo,” shkroi kryebashkiaku në atë kohë. Vatikani konfirmoi mbërritjen e letrës dhe shtoi se Françesku “ishte afër vuajtjeve të qytetit, njerëzve të tij, atyre që duhej të arratiseshin dhe atyre që thirreshin për ta administruar atë”.

Që nga fillimi i luftës, Françesku ka bërë disa thirrje për ndërprerjen e saj, ka treguar gatishmërinë e tij për të “bërë gjithçka” për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit dhe dërgoi dy kardinalë për të treguar afërsinë e tij me popullin ukrainas.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Putin kërcënon Ukrainën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë

22:54 / September 25, 2026

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026

Ftesa e Trump për Putinin në G20/ Krryediplomati gjerman: Një rrugë e mundshme drejt paqes

22:19 / September 25, 2026

Dokumentet tronditëse! Hitleri vrau mbesën e tij? Zbulimi i rrallë prej gati 1 shekulli

21:39 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.