Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Franca mbështet negociatat me Tiranën e Shkupin

17:39 / March 22, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Clement Beaune
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri francez për Çështje Europiane Clément Beaune ka mbështetur hapjen e negociatave për Tiranën dhe Shkupin brenda muajit Qershor. Franca beson se BE ka përgjegjësi për t’i dhënë  perspektivë të qartë Tiranës edhe Shkupit për procesin e anëtarësimit.

“Për sa i përket vendimarrjes për hapjen zyrtare të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka patur shenja pozitive në diskutimet dypalëshe që po zhvillohen mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Unë kam qenë vetë personalisht në Sofje për të nxitur procesin”.

“Nëse do të kemi rezultate konkrete në javët në vijim presidenca franceze do të mbështesë etapat e mëtejshme. Nuk mund të them tani se do të hapim ose jo negociatat. Shpresojme ta tejkalojmë këtë pengesë dhe ta shtyjmë përpara procesin e zgjerimit të BE-së”.

Në draft-konkluzionet e diskutuara nga ministrat, ndër të tjera thuhet se bisedimet e anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën pritet të hapen “sa më shpejt” .

Fillimisht zyrtarët europianë do të përpiqen të aprovojnë kornizën negiciatore, por shanset që Shqipëria e Maqedonia e Veriut të marrin dritën jeshile janë të pakta sepse qeveria e re në Bullgari nuk ka ndryshuar ende qëndrimin për veton ndaj Shkupit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-prefektin Sadi Vorpsi

23:01 / October 5, 2026

Tabaku për lejen e ndërtimit te parku Tajvan/ Pa garë, pa konkurs e pa procedurë

20:39 / October 5, 2026

Agron Malaj në Kuvend: Banorët e Klosit, Xibrit dhe Martaneshit kërkojnë zgjidhje për shqetësimet e tyre

19:51 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.