Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Video/ Zajmina Vasjari tregon pengun e jetës!

19:04 / March 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zaimina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ajo është një nga personazhet e njohur të shoëbizit shqiptar. Por duket se prej kohësh, Zaimina Vasjari i është dedikuar jetës familjare dhe vajzës së saj Khloe, e cila tashmë ka mbushur 1 vit.

Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, nga ku tregoi detaje rreth jetës private. Vasjari u shpreh se vajza ka mbushur jetën e saj dhe se është penduar që nuk është bërë nënë më herët. Ajo po ashtu tregoi se lindja e vajzës nuk qe në mënyrë natyrale dhe se pengu i saj është që nuk përjetoi momentet e para të lindjes së vajzës.

“Jam penduar që nuk jam bërë nënë më herët, jam treguar egoiste me veten time, nuk e mendoja që fëmija do të sillte një ndryshim jashtëzakonisht të bukur. Mendoja se s’do kisha mundësi të merresha me gjërat e mia. Lindja nuk ishte natyrale dhe më ka mbetur peng, sepse do doja ta kisha parë Khloen që në momentin e parë që lindi, të qarën e parë. Do doja të ishte kujtim. Por kur kam hapur sytë, gjëja e parë që kam thënë ka qenë: Dua vajzën”, tha ajo.

Vasjari po ashtu tregoi edhe momente nga shtatzënia dhe tha se për të ka qenë gëzim i madh që ishte vajzë, ndërkohë që bashkëshorti i saj ishte mërzitur pasi ishte përgatitur që do të bëhej prind i një djali.

“Unë u gëzova shumë, por Klodi u mërzit pak. Ai kishte bindur veten ende pa e parë gjininë e bebes se do të bëheshim prindër të një djali. Madje edhe shoqërinë e tij e kishte mbushur me këtë lajm. Dhe ndonjëherë kur takoja shoqërinë e Klodit më thonin: “Urime për çunin”. Pastaj zbuluam që ishte vajzë dhe unë u kënaqa shumë. Por unë i dua fëmijët dhe dua një familje të madhe, kështu që do kemi edhe fëmijë të tjerë. Nuk jam vonë dhe do ta provojmë edhe për djalin”, tha Vasjari./tvklan.al

pengu Zajmina Vasjari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dashuria ime është këtu”- Ish-banorja e BBVA ndan lajmin e bukur: Sjell në jetë një vajzë

22:39 / October 26, 2026

Ndahet nga jeta Eroll Jakupi, autori i këngës së njohur “Vetëm 5 minuta”

16:00 / October 25, 2026

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.