Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Brenda tunelit 25 miliardë dollarë të Londrës, linja e re hekurudhore që pritet të përdoret nga 200 milionë pasagjerë në vit

21:54 / March 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tuneli ne londer1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke filluar nga maji i këtij viti, udhëtimi nëpër kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar do të revolucionarizohet nga një hekurudhë e re, kryesisht nëntokësore me shpejtësi të lartë, që lidh lindjen me perëndimin.

CNN në një artikull për këtë infrastrukturë gjigande thotë se kur të hapet plotësisht linja e re, udhëtimi nga Canary Wharf në Heathroë do të bëhet për vetëm 38 minuta, duke e shkurtuar distancën kohore me një orë.

Në kulmin e ndërtimit, linja e re hekurudhore e njohur si Crossrail ishte parashikuar si projekti më i madh inxhinierik në Evropë.

Fillimisht do të qarkullojnë deri në 12 trena në orë që lëvizin në çdo drejtim përmes tuneleve të Londrës midis Abbey Wood, në juglindje të Londrës dhe Paddington, një nga stacionet kryesore. Më vonë numri i trenave do të dyfishohet.

Projekti me një vlerë prej 25 mld dollarë është miratuar në vitin 2007 dhe ishte parashikuar që të hapej në vitin 2019, por ai do të jetë gati 4 vite me vonesë. Ndërkohë kryetari i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan ka shprehur zemërimin e tij për keqmenaxhim.

Sidoqoftë, duke sjellë 1.5 milion njerëz të tjerë brenda 45 minutave nga Londra qendrore dhe duke transformuar udhëtimin në kryeqytet për londinezët dhe vizitorët, ata që qëndrojnë pas Crossrail duhet të shpresojnë që sapo të nisë shërbimi, të gjithë do të falen.

Çfarë është saktësisht Crossrail?

Duke lidhur Shenfield dhe Abbey Wood në lindje me Heathrow dhe Reading në perëndim të kryeqytetit, Crossrail lidh së bashku hekurudhat ekzistuese.

Duke vepruar kështu, ai do të përshpejtojë udhëtimet ndërqytetëse, do të ofrojë një mori mundësish të reja udhëtimi dhe do të lehtësojë linjat ekzistuese të mbipopulluara në metronë e Londrës.

Kur të jetë plotësisht funksional, ai do të rrisë kapacitetin hekurudhor të Londrës me 10% – zgjerimi më i madh i vetëm i rrjetit të transportit të qytetit në më shumë se 70 vjet.

Rreth 200 milionë pasagjerë në vit pritet të përdorin Crossrail kur ai të jetë plotësisht i hapur, megjithëse këto parashikime ishin bërë para pandemisë dhe tani janë vënë në dyshim.

hekurudhore Londres tuneli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.