Para pak ditësh, Silvio Berlusconi bëri një dasmë simbolike me deputeten italiane Marta Fascina. Kjo ishte hera e tretë për Silvio Berlusconin që vishte kostumin e dhëndërit dhe ceremonia mbresëlënëse e martesës së çiftit kushtoi afro 400 mijë euro.
Nga ajo që raporton “Dailymail.co.uk”, Berlusconi dhe Marta Fascina nuk ishin zyrtarisht të martuar, por misteri u zhvillua normalisht sepse fëmijët e Berlusconit nuk duan që Fascina të fitojë të drejtën e pronës, në rast se ky i fundit vdes.
Megjithatë, një ceremoni u mbajt në Villa Gerneto në qytetin Lesmos, në veri të Milanos, ku ishin të pranishëm vëllai i Berlusconit, Paolo dhe fëmijët e tij, Marina, Barbara, Eleanor dhe Luigi, ndërsa djali i tij i dytë, Pierre Silvio, mungonte.
Berlusconi thuhet se ishte i lumtur dhe e quajti Martan një ‘dhuratë nga parajsa’, gjersa gjatë ceremonisë u këndoi të ftuarve dhe u bëri dhurata mbresëlënëse, si ora shumë të shtrenjta.
Vihet re se manjati i medias ishte i vendosur që në fillim për hapin e radhës në marrëdhënien e tij me Fascinan, pavarësisht kundërshtimeve të fëmijëve Marta, 32-vjeçare, është deputete e partisë “Forza Italia” dhe ka jetuar me miliarderin prej afro dy vitesh.
Vlen për t’u theksuar se kjo është martesa e tretë për Berlusconin, pas asaj me Carla Elvira Lucia Dall’Oglio dhe Veronica Lario.
