Qarkullojnë zëra se një tjetër komandat i Putinit ka mbetur i vrarë gjatë luftës në Ukrainë. Bëhet fjalë për kolonelin Alexei Sharov i cili është funksionari i lartë i 15-të që vdes në luftë që nga fillimi i i pushtimit rus në Ukrainë.
Humbja e jetës së kolonelit Alexei Sharov ndodh në një moment kur Rusia vazhdon të vuajë masakrën e saj më të keqe ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore.
Sharov ishte komandant i Urdhrit të Gardës 810 të Veçantë të Brigadës Zhukov të Korpusit Detar të Rusisë. Ai u vra në Mariupol, ku më shumë se 200,000 njerëz janë të bllokuar në qytetin jugor të Ukrainës .
Vdekja e kolonelit Sharov u zbulua nga oficeri i ushtrisë ukrainase, Anatoliy Stefan në llogaritë e tij në mediat sociale.
Qyteti po shkatërrohet nga forcat rrethuese të Vladimir Putinit, të cilët po luftojnë me rezistencë të ashpër ukrainase.
