Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kosova ndërmerr sanksione të reja ndaj Rusisë e Bjellorusisë

11:59 / March 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto 9.2.2022 ZKM 1 8 600x3601644410746 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot, qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Nga sa ka bërë me dije vetë Kryeministri Albin Kurti, këto masa do të jenë në përputhje me pakon e katërt të sanksioneve ndaj këtyre shteteve të vendosura edhe nga ShBA-të, BE-ja dhe partnerët e tjerë. Kurti theksoi gjithashtu se këto masa janë ekonomike, tregtare dhe financiare.

“Në vazhdimësi të bashkëpunimit të ngushtë me ShBA-të, BE-në edhe partnerët e tjerë, Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë propozuar vendimin për zbatimin e të gjitha sanksioneve ekonomike dhe financiare të përcaktuara nga BE-ja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë. Përmes këtij vendimi qeveria jonë do të vazhdojë të rreshtohet me partnerët në zbatimin e sanksioneve dhe masave përfshire edhe pakon e katërt të sanksioneve të BE-së”, deklaroi Kurti.

Nga ana tjetër, edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dha një prononcim lidhur me këto sanksione ku tha se të gjitha ato që u vendosën ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë janë në konsultim të plotë me ShBA-të, BE-në dhe partnerët e tjerë.

“Sanksionet e zgjeruara përfshijnë ngrirje të asesteve bankare, institucione financiare dhe individë, ndalimin e qasjes së tyre në tregjet financiare, ndalimin e transmetimit të mediave propagandueses, materiale të ndryshme që mund të përdoren për makineri të luftës, restrikcione Bjellorusisë për ndalimin e importit të mallrave teknologjike si përgjigje e mbështetjes së luftës si kundërpërgjigjet e mbështetjes së luftës së Rusisë në Ukrainë dhe masa të tjera restriktive që shënjestrojnë ndërmarrjet e rëndësishme ruse, elitat dhe akterët politik të përfshirë në invazionin rusë në Ukrainë”, ka thënë ajo.

Sipas ministres Gërvalla, marrja e këtij vendimi do të kontribuonte në paqen dhe sigurinë botërore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

22:00 / September 25, 2026

Dokumentet tronditëse! Hitleri vrau mbesën e tij? Zbulimi i rrallë prej gati 1 shekulli

21:39 / September 25, 2026

Fjala e plotë e Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është “kujt”

21:21 / September 25, 2026

Bill Gates: Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë vdekjen e një miliard njerëzve

20:59 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.