Sot është dita 29-të e luftimeve dhe prej afro një muaji Ukraina po përjeton makthin e agresionit rus. Këta të fundit nuk kanë kursyer gjatë kësaj periudhë as civilët ku qindra qytetarë dhe fëmijë të pafajshëm kanë humbur jetën.
Ndërkaq, “Independent” raporton se një prokurore ukrainase ka bërë disa akuza të rënda ndaj pushtuesëve. “Forcat ruse përdorin përdhunimin si mjet lufte”, u shpreh prokurorja, Iryna Venediktova , duke akuzuar ushtarët e Moskës për përdhunimin e një gruaje në një shtëpi pranë Kievit.
Ushtarët, vijoi më tej prokurorja Venediktova, hynë në shtëpinë në Brovary, në periferi lindore të kryeqytetit, ku vranë burrin e gruas dhe më pas sulmuan seksualisht gruan e tij para syve të djalit të saj.
