Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA-Iran pranë marrëveshjes?/ Teherani konfirmon: Draft me 7 pikë, do hapim Hormuzin

12:50 / September 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hormuz sd 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara dhe Irani po shqyrtojnë në Nju Jork një marrëveshje të ndarë në faza për t’i dhënë fund konfliktit mes dy vendeve. Sipas burimeve të afërta me negociatat, një prej skenarëve në diskutim parashikon që Irani të rihapë ngushticën e Hormuzit për lundrimin ndërkombëtar, ndërsa SHBA-ja të heqë bllokadën ekonomike ndaj Iranit dhe të lehtësojë presionin financiar mbi Teheranin. Përtej raportimeve të mediave ndërkombëtare, diskutimet për marrëveshje janë bërë të ditura edhe nga ministri i Jashtëm iranian Abas Aragchi, i cili deklaroi nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara se bëhet fjalë për një marrëveshje me 7 pika, e cila do të sillte hapjen e ngushticës së Hormuzit, pa dhënë më shumë detaje të tjera mbi marrëveshjen.

Ngushtica e Hormuzit është kthyer në pikën kryesore të negociatave. Irani kërkon lehtësim nga bllokada amerikane, e cila ka goditur rëndë ekonominë dhe eksportet e naftës, ndërsa Uashingtoni kërkon rikthimin e lundrimit të lirë në një prej korridoreve më të rëndësishme energjetike në botë.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se në negociata janë përfshirë burime iraniane, zyrtarë rajonalë dhe diplomatë perëndimorë. Ata thonë se pengesa kryesore është fakti që asnjëra palë nuk dëshiron të heqë dorë e para nga mjeti i presionit që kontrollon.

Sipas burimeve të ndryshme që kanë folur mbi negociatat, në kuadër të heqjes së Bllokadës Ekonomike Amerikane, Irani ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të shtynte për më tej vendosjen e tarifave për lundrim ndërkombëtar në Ngushticën e Hormuzit. Por Vendet e Gjirit Persik e kanë kundërshtuar këtë kërkesë. Sipas burimeve rajonale, çdo kompromis do të ishte i përkohshëm dhe nuk do të nënkuptonte që Irani heq dorë nga pretendimi për kontroll administrativ mbi ngushticën. Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se beson se SHBA-ja dhe Irani mund të arrijnë një marrëveshje pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, që do të zhvillohen më 3 nëntor.

Nga Shtëpia e Bardhë, një zyrtar tha se Irani është i dëshpëruar për një marrëveshje, ndërsa Trump, sipas tij, ndodhet në një pozicion të fortë negociues. Zyrtari pretendoi se sanksionet amerikane dhe bllokada kanë dëmtuar rëndë ekonominë iraniane.

hormuz marreveshje SHBA-Iran teherani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E bujshme/ SHBA i propozon Ukrainës të lëshojë Donbasin, në këmbim të anëtarësimit të NATO-s

14:59 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Përfundon pas 4 orësh, ndërprerja e fluturimeve SHBA-Europë

13:20 / November 14, 2026

Paralajmërimi i BE: Përgatituni të mbijetoni 72 orë, ja çfarë duhet të keni tek çanta e emergjencës

11:20 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.