Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Kryebashkiaku i Mariupolit: Do të duhen vite për t’u rindërtuar

12:37 / March 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hlhrs634 ukraine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në qytetin e rrethuar të Mariupolit situata humanitare vazhdon të përkeqësohet pasi edhe Rusia nga ana e saj vijon të bllokojë dërgimin e ndihmave humanitare. Këtë e deklaroi vetë kryebashkiaku i këtij qyteti i cili është tashmë thuajse i kthyer në gërmadha. Qyteti strategjik port ka qenë i rrethuar nga trupat ruse që në ditët e para të luftës, pa energji elektrike, ujë të rrjedhshëm apo gaz. Shumica e qytetit tani është në rrënoja.

“Situata është vërtet e ndërlikuar. Është një krizë humanitare,” tha Vadym Boychenko. “Një pjesë e qytetit është e pushtuar nga forcat ruse, por ushtarët tanë ende po e kontrollojnë qytetin, ka luftime të pandërprera.”, shtoi ai. Rreth 100,000 njerëz mbeten të bllokuar në Mariupol dhe përpjekjet për të kryer evakuime në shkallë të gjerë kanë dështuar. Mijëra të tjerë kanë arritur të largohen ditët e fundit me mjete private. Shumë kanë folur për mbarimin e ujit, ushqimit dhe furnizimeve mjekësore dhe sulmeve të pamëshirshme ruse.

“Ne po punojmë për evakuimin dhe besoj se kjo është e vetmja gjë që mund të shpëtojë njerëzit. është shkatërruar. Do të duhen vite për ta rindërtuar atë.”.

Ai shtoi gjithashtu se 300 tonë ndihma humanitare ishin në pritje për t’u dorëzuar, por “forcat ruse thjesht nuk e lejojnë atë”. Kujtojmë se të enjten, zëvendëskryeministrja e Ukrainës akuzoi Rusinë për bllokimin e hyrjes së autokolonave të ndihmave humanitare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA-Iran pranë marrëveshjes?/ Teherani konfirmon: Draft me 7 pikë, do hapim Hormuzin

12:50 / September 25, 2026

Kongresi amerikan me ligj po ia ndalon presidentit largimin nga NATO

09:41 / September 25, 2026

Kolumbia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin, përmend shqetësime për sigurinë kombëtare

09:14 / September 25, 2026

Netanyahu sulmon ashpër kryebashkiakun e New York-ut: Turp të të vijë që shtrembëron faktet

22:22 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.