Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Konkurrenca gjobit tre kompani të importeve të plehrave kimike: Rritën njëkohësisht çmimin e shitjes me shumicë

15:33 / March 25, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PLEHRA KIMIKE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Konkurrencës njoftoi se në përfundim të “procedurës së hetimit të thelluar në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike Dap, Nitrat dhe Ure, ndaj ndërmarrjeve: ARLI INTERNACIONAL SHPK, AGRO BLEND SHPK, MBM SHPK, ECO-GREEN SHPK, LILA SHPK, AGRO-MENS SHPK, ÇAÇA SHPK, IAM SHPK, AGROHELP-SA SHPK dhe BESNIKU SHPK”, ka vendosur te gjobise tre kompani.

hand of a farmer giving fertilizer to young baby plants seedling in germination sequence on fertile soil with natural green background

“– Gjobitjen e ndërmarrjes AGRO BLEND SHPK në shumën 118,978,015 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, germat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003.
– Gjobitjen e ndërmarrjes MBM SHPK në shumën 66,088,573 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, germat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003.
– Gjobitjen e ndërmarrjes CACA SHPK në shumën 7,087,994 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, germat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003”.
Gati një viti më parë, Komisioni i Konkurrencës, me Vendimin nr.783, datë 12.03.2021, vendosi hapjen e hetimit paraprak në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe inputeve bujqësore, për të vlerësuar nëse ka shenja të kufizimit të konkurrencës, sipas parashikimeve të ligjit nr.9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Referuar konkluzioneve të hetimit paraprak, Komisioni i Konkurrencës me anë të vendimit nr.806, datë 04.06.2021, vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike DAP, Nitrat dhe Ure, ndaj ndërmarrjeve: ARLI INTERNACIONAL SHPK, AGRO BLEND SHPK, MBM SHPK, ECO-GREEN SHPK, LILA SHPK, AGRO-MENS SHPK, ÇAÇA SHPK, IAM SHPK, AGROHELP-SA SHPK dhe BESNIKU SHPK, për periudhën kohore nga 01.01.2020 – 30.09.2021.

Në respekt të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, për mbledhjen e fakteve dhe të dhënave të nevojshme në lidhje me hetimin dhe hartimin e raportit me gjetjet përfundimtare, Autoriteti i Konkurrencës kërkoi të dhëna dhe informacion nga: ndërmarrjet që operojnë në tregun objekt hetimi; Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; Qendra Kombëtare e Biznesit; Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve; Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, si dhe zhvilloi seanca dëgjimore me përfaqësues të disa ndërmarrjeve nën hetim dhe të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në përfundim, referuar analizës së provave indirekte në lidhje me sjelljen e ndërmarrjeve nën hetim, të tilla si: rritja e treguesve të përqendrimit, rritja e njëkohshme dhe në mënyrë të menjëhershme e çmimit të shitjes me shumicë duke përcaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë çmimet e shitjes dhe duke ndarë tregjet, Komisioni i Konkurrencës vlerësoi se, sjellja e ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, MBM SHPK dhe CACA SHPK, gjatë periudhës nën hetim vinte në kundërshtim me nenin 4 pika 1, germa a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Përtej gjobitjes së tre ndërmarrjeve të sipërcituara, Komisioni i Konkurrencës vendosi gjithashtu edhe vendosjen nën monitorimin e tregut të importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike DAP, Nitrat dhe Ure, për një periudhë 1 (një) vjeçare nga data e daljes së këtij vendimi, thuhet në njoftim./MONITOR

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

1.5 trilionë lekë kursime në banka, preferohen depozitat mbi 2 vite

18:41 / September 7, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Shqipëria pezullon importin e mishit nga Brazili, masa hyn në fuqi më 3 shtator

13:06 / September 5, 2026

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.