Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se që prej fillimit të luftës janë regjistruar mbi 70 sulme ndaj spitaleve në Ukrainë. Sipas OBSH-ja mendon se edhe sulmet ndaj institucioneve shëndetësore janë pjesë e strategjisë dhe taktikave të luftës moderne.
Bazuar në të dhëna zyrtare të OBSH-së, mësohet se sulmet në institucionet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë kanë shkaktuar të paktën 71 viktima dhe 37 të plagosur.
“Ne jemi të shqetësuar se ky numër po rritet çdo ditë,” deklaroi përfaqësuesi i OBSH-së në Ukrainë, Jarno Habicht.
