Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Me call-center në Shqipëri për të trafikuar kokainën në Itali/ Policia zbulon rrjetin, të përfshirë 12 shqiptarë

18:00 / March 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
itali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një operacion i prokurorisë dhe policisë së Periugas ka zbardhur rrjetin e trafikut të kokainës, ku nëpërmjet Shqipërisë shitej droga në qytetet italiane. Sipas mediave italiane, Shqipëria përdorej si pika kryesore e kontaktit përmes call-centerave, ku klientët telefonin për të rënë dakord mbi çmimin dhe blerjen e kokainës.

Gjithashtu, shumë prej shqiptarëve shkonin drejt Italisë me vizën turistike 3 mujore dhe më pas ktheheshin në shtëpi me portofolin plot. Ata fitonin deri në 6 mijë euro në muaj për llogari të organizatës që trafikonte kokainën.

Midis shumë të ndalurve dhe personave të dyshuar janë 12 shqiptarë. Policia ra në gjurmë e organizatës së trafikut të kokainës kur karabinierët ndaluan një përdorues droge i cili tregoi në detaje se ku e kishte marrë ”mallin”, duke iu dhënë hetuesve elementë të shumtë për të identifikuar krejt bandën.

Me kërkesë të Prokurorisë së Perugias, gjykata vendosi 20 masa sigurie: një me burg, 4 me arrest shtëpie, dhe 4 të tjerë mbajtjen nën hetim dhe qëndrim të detyruar në Umbria, po ashtu edhe për 11 të tjerë, shkruajnë mediat italiane. Ndërkaq, një shqiptar  u la në burg,  një grua rumune dhe dy shqiptarë të tjerë u urdhëruan me detyrim paraqitje. Gjatë hetimeve, karabinierët sekuestruan 6 kilogramë kokainë.

Nëse kokaina do të hidhej në treg, ajo do të kapte shifrën e 3 milionë eurove. Gjithashtu gjatë hetimeve u kryen kontrolle në banesa dhe ambiente të konsideruara si baza operative të organizatës së trafikut të drogës. Hetimi kishte nisur në qershor të vitit 2019 ku deri më tani janë bërë të paktën 500 transferta, duke konfirmuar një xhiro tejet fitimprurëse. Ndërkaq, hetimet po shtrihen edhe përtej Italisë ku dyshohen të përfshirë 12 shqiptarë, një rumune dhe një egjiptiane.

call-center Itali operacion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Botërori “i blinduar”/ Autoritetet amerikane plan të detajuar sigurie, FBI në çdo qytet

14:50 / June 6, 2026

Mosmarrëveshjet me vendet evropiane, “The Guardian”: SHBA ‘kërcënon’ të rishqyrtojë rolin e saj në Bosnjë dhe Hercegovinë

12:51 / June 6, 2026

“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s

12:43 / June 6, 2026

Nesër zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, 2 milionë votues! Vetëvendosja pretendon fitore dërrmuese

11:19 / June 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.