Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Rihapen kafenetë në Ukrainë, fëmijët i kthehen mësimit

21:45 / March 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ukraine 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

BBC shkruan se Kievi i është rikthyer sot jetës normale. Të rinjtë po bisedojnë me qetësi pranë një kafeneje në qendër të Kievit, ndërsa një grup miqsh po luajnë pingpong aty pranë në diellin e pasdites.

“Ne jemi rihapur dhe do të vazhdojmë të punojmë për aq kohë sa të mundemi”, thotë baristi Mykola. “Po e bëjmë këtë për t’i bërë njerëzit të buzëqeshin”, shton ai.

Kafeneja Kashtan ku ai punon është një nga vendet që u shërben klientëve që ende qëndrojnë në qytet. “Vdekje pushtuesve rusë. Kafeja për mbrojtësit është falas”, thotë një tabelë në një kafene tjetër.

Shumë restorante dhe kafene në Kiev janë kthyer në kuzhina, duke gatuar mijëra vakte falas për ushtarët ose njerëzit në nevojë. Disa u shërbejnë edhe klientëve, në përpjekje për të sjellë një ndjenjë normaliteti tek banorët, duke funksionuar me orë të kufizuara për të respektuar shtetrrethimin ditor. Autoritetet e Kievit kanë krijuar një hartë të kafeneve dhe bizneseve të tjera të hapura tani.

Nga ana tjetër, nesër do të nisë edhe shkolla. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se mësimi në Kiev do të rinisë nesër online.

“Më 28 mars, proçesi arsimor do të rifillojë në kryeqytet në formatin online. Mësimi do të përshtatet me kushtet aktuale, duke përdorur platforma të ndryshme arsimore për studentët. Rusët po përpiqen të na frikësojnë. Kjo nuk do të funksionojë! Ne nuk do të dorëzohemi!”- tha Klitschko.

Kafene

kafene rihapje SHKOLLA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë

22:19 / September 23, 2026

Cënuan perimetrin e sigurisë në shkolla gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen 12 protestues, procedohen 15 të tjerë

11:24 / September 15, 2026

Skandal korrupsioni në Ukrainë, Zelensky pezullon prokurorin e përgjithshëm pasi ai largohet nga vendi

20:57 / September 14, 2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

13:00 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.