Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Goditet grupi që shiste drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim

09:37 / November 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1793952343 droge
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

FIER– Një grup që shpërndante drogë pranë shkollave është goditur nga Policia e Fierit. Operacioni i bluve erdhi pa disa muajsh hetime dhe çoi në pranga 4 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Konkretisht, masa arrest me burg me vendim të Gjykatës së Fierit u zbatua për Kevin Bare 28 vjeç, Dejvi Ferko 25 vjeç, ⁠Marjus Zhaka 48 vjeç dhe ⁠Taulant Çela 52 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesat e të akuzuarve, policia gjetur 2.9 kg kanabis, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me 2 peshore elektronike dhe 4 aparate telefonike celularë.

“Pas një hetimi disa mujor, të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u bë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të pjesëtarëve të një grupi që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të institucioneve arsimore në qarkun Fier.

Bazuar në provat e siguruara, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, finalizoi operacionin policor të koduar “Clean School”.

Gjatë operacionit u ekzekutuan 4 nga masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata, konkretisht për shtetasit:

K. B., 28 vjeç, D. F., 25 vjeç, M. Zh., 48 vjeç dhe T. Ç., 52 vjeç, të katërt banues në Fier.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasit E. B., 38 vjeç, banues në Fier, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e personave të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 2 peshore elektronike dhe 4 aparate telefonike celularë”, njoftoi Policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Droge Fier pranga SHKOLLA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama fton sërish studentët për dialog, do prezantojë dhe ‘dritare’ të re komunikimi

09:43 / November 6, 2026

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në fokus partneritetet strategjike dhe investimet konkrete

09:40 / November 6, 2026

Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate

19:38 / November 5, 2026

E zuri shtylla poshtë, humb jetën elektricisti në Dibër

13:59 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.