Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Takimi i radhës Rusi-Ukrainë, përcaktohen vendi dhe data

09:20 / March 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
russia ukraine fight
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtarja e NATO-s, Turqia, e cila ka marrëdhënie të mira si me Rusinë, ashtu edhe me Ukrainën do të jetë sërish mikpritëse e raundit të bisedimeve Rusi-Ukrainë.

Delegacionet e Rusisë dhe të Ukrainës do të takohen përsëri në Turqi për bisedime të drejtpërdrejta, tha negociatori ukrainas David Arakhamia.

“Gjatë një raundi tjetër negociatash me video, u vendos që raundi tjetër i takimit të drejtpërdrejtë të të dy delegacioneve të zhvillohet në Turqi në datat 28-30 mars”, shkroi Arakhamia në Facebook.

Homologu i tij rus shkroi në Telegram se bisedimet do të zhvillohen të martën dhe të mërkurën.

61079633 401

Pamje nga takimi mes ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe të Rusisë në Turqi

Në Turqi ishin zhvilluar më parë (10.03) bisedime të nivelit të lartë midis ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe të Rusisë, të cilat përfunduan pa ndonjë përparim.

Njoftimi për takimin vjen pas dy javësh bisedime online dhe disa raunde bisedimesh të drejtpërdrejta, të cilat nga pala ukrainase janë cilësuar si “shumë të vështira”.

Bota nuk mund “t’i djegë urat lidhëse” me Moskën

Më parë zëdhënësi presidencial i Turqisë tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të bisedojë me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Nëse të gjithë djegin urat e komunikimit me Rusinë, atëherë kush do të flasë me ta”, tha Ibrahim Kalin në forumin ndërkombëtar të Dohas.

60856667 401

Ibrahim Kalin

Kalin bëri gjithashtu thirrje për më shumë mbështetje për Ukrainën. “Ukrainasit duhet të mbështeten me çdo mjet të mundshëm, në mënyrë që ata të mund të mbrohen … por edhe rasti rus duhet të dëgjohet në një mënyrë ose në tjetrën,” në mënyrë që ankesat e saj të kuptohen, nëse nuk justifikohen, shtoi ai.

Turqia, anëtare e NATO-s, ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Ukrainën dhe është ofruar të shërbejë si ndërmjetëse në konflikt. Ankaraja e ka kritikuar pushtimin e Moskës, por ajo ka refuzuar t’u bashkohet vendeve perëndimore në sanksionet ndaj Rusisë./ DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhi me breshër në juglindje dhe qendër të vendit/ Përmbytje, pemë të rrëzuara dhe bagëti të goditura nga rrufeja

20:47 / July 24, 2026

Lufta SHBA-Iran hyn në një fazë të re, raketat amerikane godasin Teheranin

20:33 / July 24, 2026

Rëndohet bilanci i viktimave nga krimi në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e plagosur nga ish-dhëndri

20:27 / July 24, 2026

Shqipëria mes stuhive dhe flakëve: reshje e vetëtima në disa zona

18:05 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.