Një shtetas shqiptar ka vrarë një biznesmen italian në shtetin fqinj. Sipas mediave italiane, identiteti i viktimës është Tommaso Dini, 50-vjeç, agjent imobilar dhe biznesmen. Mësohet se ai është goditur disa herë me thikë gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të shtunës.
Policia ka arrestuar një shtetas shqiptar i quajtur Ilir Leba, 48-vjeçar, biznesmen, pasi akuzohet se është autori i këtij krimi të rëndë. Pasi ishte goditur me thikë nga shqiptar, biznesmeni italian u shtrua në spital po nuk mundit t’u mbijetonte plagëve të rënda që kishte marrë.
Ata që kanë qenë dëshmitarë të skenës kanë thirrur menjëherë ndihmë. Burri kishte lëndime në gjoks dhe këmbë kur mbërriti në spital. Më pas ishte një operacion delikat, i cili u zhvillua mëngjesin e së dielës, por pavarësisht kësaj 50-vjeçari italian ndërroi jetë.
Në të kaluarën duket se ka pasur mosmarrëveshje në vendin e punës mes agresorit dhe viktimës. Kjo rezulton se ka sjellë edhe aktin fatal.
I arrestuari është një murator gjithashtu banues në Scandicci dhe është ortak në një kompani ndërtimi së bashku me vëllain e tij. Ai jeton prej shumë vitesh në Itali dhe ka disa procedimi në policinë italiane.
Tommaso Dini la pas gruan dhe dy vajzat e tij.
