Para pak minutash, disa punonjëse të një fasonerie në qytetin e Durrëssit kanë përfunduar në spital pasi kanë shfaqur shenja helmimi për shkak të asfisksisë në punë. Mësohet se, simptomat që kanë shfaqur punonjëset kanë qenë ekzakte si ato të helmimit, marrje mendësh, të vjella dhe dobësi.
Nga dyshimet paraprake konstatohet se punonjëset të jenë helmuar nga materialet toksike të përdorura në fasoneri gjatë punës.
Aktualisht, punonjëset ndodhen jashtë rrezikut, ndërsa autoritetet janë duke kryer inspektime në ambientet e fasonerisë për të kuptuar shkakun që solli helmimin e tyre.
