Ndërkohë që është shënuar më shumë se një muaj nga lufta në Ukrainë, Rusia ka kërcënuar edhe shtete të tjera gjatë javëve të fundit. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë. Në fakt, shtetet që ka kërcënuar Rusia janë anëtare të Bashkimit Europian.
Në vitin 2014, Putin i tha ish-presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenkos: “Po të doja, mund të kisha trupa ruse jo vetëm në Kiev, por edhe në Riga, Vilnius, Talin, Varshavë dhe Bukuresht brenda dy ditësh”.
Ndërkaq, nënpresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis u shpreh për “Politico”-s në fillim të këtij muaji se nëse Putin fiton në Ukrainë, ai ka të ngjarë që të rrisë ambiciet e tij ushtarake dhe të sfidojë NATO-n në vendet e Detit Baltik, Lituania, Letonia dhe Estonia.
Nëse nuk e mbështesim Ukrainën, ajo nuk do të ndalet në Ukrainë. Është e qartë se Putini është tani në një mënyrë lufte agresive dhe për fat të keq, ky agresion ka të ngjarë të vazhdojë në vende të tjera”, tha ai.
Kur u pyet nëse ishte veçanërisht i shqetësuar për Moldavinë, ai përmendi vendet baltike.
Deputetja ukrainase, Inna Sovsun u shpreh së fundmi “Express.co.uk” se Putin nuk do të ndalet në Ukrainë dhe se ai mund të synojë anëtarët e NATO-s.
Ajo deklaroi: “Ne hoqëm dorë nga armët tona bërthamore në 1994 në këmbim të garancive nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara se siguria jonë do të garantohej. Ky ishte një premtim i shkruar i bërë nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, dhe ata aktualisht po e shkelin atë”./ Express
