Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kooss
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria është mes katër vendeve kandidate që Komisioni Europian i konsideron më të avancuara në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, bëri të ditur se Shqipëria, Mali i Zi, Moldavia dhe Ukraina do të jenë vendet e para për të cilat Komisioni do të përgatisë “udhërrëfyes” (“roadmap”), që do të publikohen së bashku me raportet vjetore të zgjerimit në fund të tetorit.

Në konferencën për shtyp pas prezantimit të paketës për përgatitjen e Bashkimit Europian për zgjerimin e ardhshëm, Kos tha se dokumenti shënon nisjen e një faze të re për përgatitjen e BE-së për një Union më të madh.

“Shpresojmë që ky komunikim të jetë fillimi i një diskutimi mbi mënyrën se si të përgatitemi sot për Evropën më të fortë që duam të jemi nesër,” tha ajo.

Sipas Kos, hapi i parë do të jetë publikimi i udhërrëfyesve për vendet kandidate më të avancuara, të cilët do të shoqërojnë raportet e zgjerimit dhe do të përcaktojnë hapat e mëtejshëm të procesit të anëtarësimit.

Hapi i dytë parashikon fazën e re të integrimit gradual. Komisioni do të hartojë një pasqyrë të instrumenteve ekzistuese dhe, gjithashtu deri në fund të tetorit, do të prezantojë një qasje të re për të zgjeruar pjesëmarrjen e vendeve kandidate në politikat dhe programet e Bashkimit Europian edhe përpara anëtarësimit të plotë.

Hapi i tretë lidhet me përgatitjen e një kuadri të detajuar të garancive që do të përfshihen në traktatet e ardhshme të anëtarësimit. Sipas Kos, këto mekanizma do të zbatohen për herë të parë në rastin e Malit të Zi, për të cilin tashmë ka nisur puna për hartimin e traktatit të anëtarësimit.

Hapi i katërt ka të bëjë me Ukrainën. Komisioni do të marrë në konsideratë vlerësimin për sektorin bujqësor ukrainas gjatë diskutimeve për hapjen e Klasterit 5, me synimin që anëtarësimi i saj të mos ketë ndikim negativ te fermerët e Bashkimit Europian, por njëkohësisht ta ndihmojë vendin të rikthejë aksesin në tregjet e tij tradicionale të eksportit.

Në mbyllje, Kos theksoi se vlerësimi i Komisionit është se zgjerimi i Bashkimit Europian është i mundur me kuadrin aktual, por kërkon institucione më fleksibël dhe një proces vendimmarrjeje më efikas. Ajo përsëriti se paketa propozon mekanizma më të fortë për reagimin ndaj shkeljeve serioze të shtetit të së drejtës, përfshirë pezullimin e fondeve europiane ose kufizimin e të drejtës së votës, ndërsa për Ukrainën parashikohen masa të posaçme në sektorin e bujqësisë.

BE mes kater Shqiperia vendeve zgjerimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.