Më 8 prill, ora 12:00 në kryeqytet do të zhvillohet një manifestim i madh në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë atje, e cila në këto momente po përballet me agresionin rus. Manifesti është thirrur nga komuniteti ukrainas në Tiranë dhe pritet që të marrin pjesë një numër i madh qytetarësh.
Teksa shpreh mbështetjen për kauzën, Kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se në këtë qytet të gjithë “biem e ngrihemi bashkë”.
“Në këtë qytet biem e ngrihemi bashkë! Do jemi aty për gjithë bashkëqytetarët tanë për solidaritet e mbështetje”, shkruan Veliaj.
Ne kete qytet biem e ngrihemi bashke! Do jemi aty per gjithe bashkeqytetaret tane per solidaritet e mbeshtetje! 🇦🇱❤️🇺🇦
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) March 28, 2022
In Tirana, we fall & rise together! We’ll be there for all our Ukranian residents to support & stand in solidarity!
📆 APRIL 8
⏰ Noon 12h
📍 Scanderbeg Sq. pic.twitter.com/hnkVBlGM1h
