Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Koha për të ecur përpara’/ Soreca jep lajmin e mirë për shqiptarët

22:33 / March 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Luigi Soreca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, në prag të largimit nga Shqipëria, ka krijuar bindjen se janë pjekur kushtet për thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE, për nisjen e bisedimeve të për anëtarësim.

Për të dërguarin e Brukselit në Tiranë, agresioni rus ka shfaqur një kontekst të ri në proçesin e zgjerimit.

“Tashmë më shumë se kurrë ka ardhur koha të nisin bisedimet në një kontekst të ri, pas agresionit rus në Ukrainë. Ka një ndjesi në Bruksel, që është koha të ecet përpara dhe besoj se në qershor ka mundësi konkrete për nisjen e negociatave. Unë shpresoj shumë që qershori të jetë momenti dhe Shqipëria të përgatitet për një moment të vështirë, atë të bisedimeve. Konferenca e Parë ndërqeveritare është vetëm takimi i parë, pasi do ketë edhe shumë takime të tjera.”

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, demokratja Jorida Tabaku, duke vlerësuar shumë nisjen e negociatave zyrtare, tha se qeverisë shqiptare i mbetet shumë për të bërë.

“Në gjykimin tim kriteret nuk janë plotësuar, sepse ka pasur mangësi në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Prandaj duhet të themi të vërtetat, edhe kur ka pasur arritje unë i kam thënë, sepse nuk kam xhelozi.”

I drejtpërdrejt në kërkesën e tij, socialisti Taulant Balla tha se tashmë është momenti kur BE të vendosë një datë anëtarësimi për vendet e Ballkanit Perëndimor, e jo thjesht nisjen e negociatave.

“BE duhet të mendojë seriozisht sot dhe jo nesër që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë mundësinë të aksesojnë fonde strukturore, të kohezionit social dhe tregun e punës. Këto të tria duam ne si fazë të parë të anëtarësimit, pastaj se jemi në Këshillin Europian që të vendosim ndonjë veto për ndonjë komshi tjetër pastaj, nuk e duam fare, atë mbajeni.”

Shqipëri nuk është ulur ende në tryezën e negociatave me BE, edhe pse rekomandimi i parë i Komisionit Europian për nisjen e bisedimeve daton vjeshtën e vitit 2016. Bllokimi i fundit vjen pas vetos që Bullgaria i ka vendosur Maqedonisë së Veriut, pasi proçesi është vlerësuar të shkojë në bllok për dy vendet e rajoni.

BE Negociata soreca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.