Ditën e sotme, mësohet se SPAK ka lëshuar disa urdhër arrestet për disa persona të përfshirë në çështjen e Inceneratorëve. Ky reagim vjen si rezultat i hetimit që SPAK po bën për këtë aferë.
Nga sa kemi mundur të mësojmë, SPAK ka firmosur urdhër arrestet për 13 persona, ndërkohë që mëngjesin e kësaj të marte ka nisur edhe ekzekutimi i tyre nga Policia e Shtetit ekzekutimin e tyre.
Ndër të tjera mësohet se policia ka dalë në terren dhe po kryehen arrestimet e personave për të cilët është lëshuar urdhri por nuk ka asnjë informacion në lidhje me personat që mund të jenë pjesë e kësaj liste për arrestim.
Sakaq, kujtojmë se lidhur me këtë aferë korruptive të Inceneratorëve është arrestuar edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.
Po ashtu, çështja e inceneratorëve është një ndër debatet më të mëdha politike mes mazhorancës dhe opozitës, ku këto të fundit akuzojnë për përfshirjen e shumë zyrtarëve të lartë shtetërorë në këtë aferë dhe pas komisionit Hetimor, ato kanë hartuar një raport në lidhje me kë skemë dhe përfshirjen e zyrtarëve në të dhe presin ekzekutimin dhe vijimin e hetimit nga SPAK.
