Sot u raportua se gjatë natës së djeshme, një automjet i markës “audi” është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës.
Mësohet se kjo ngjarje ka ndodhur diku rreth orës 03:20, në lagjen “24 Maji”. Makina në pronësi të shtetases V. H., 29 vjeçe dhe në momentin e djegies ka qenë në brendësi të oborrit të shtëpisë.
Paraprakisht, nuk përjashtohen dyshimet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Megjithatë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
