Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Durrës/ Arrestohet 27-vjeçari i dënuar për trafik droge në Belgjikë

08:47 / March 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim policia durres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Blutë” e Durrësit kanë mundur të vënë në pranga një 27 vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge për trafik narkotikësh.

Sipas policisë, arrestimi i shtetasit M.B. 27 vjeç, u bë në sajë të operacionit të koduar “Antwerp”.

Ky person rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Antwerp, Belgjikë, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafik i paligjshëm i substancave narkotike dhe psikotrope”, të parashikuara nga Kodi Penal belg.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Antwerp”.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni Operacional në DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte i dënuar me 5 vjet burg.

Specialistët e Seksionit Operacional në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe trafiqeve, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Antwerp”. Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:  M. B., 27 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Antwerp, Belgjikë, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafik i paligjshëm i substancave narkotike dhe psikotrope”, të parashikuara nga Kodi Penal belg.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 08.01.2022, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, në njohje të vendimit të Gjykatës së Apelit Antwerp, Belgjikë, vendim i cili do të ekzekutohet në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.