Qyteti i Tepelenës është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku një 42 vjeçar ka abuzuar seksualisht me një shtetase 32-vjeçare e cila është me aftësi të kufizuara.
Mësohet se ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Buz, Memaliaj dhe personi i ndaluar i cili dyshohet si autori i kësaj vepre penale është shtetasi me iniciale D.K. 42 vjeç.
Sipas uniformave blu, 42 vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 32 vjeçe, me aftësi të kufizuara.
Policia njofton:
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim D. K., 42 vjeç, banues në fshatin Buz, Memaliaj.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ka lëshuar urdhër ndalimi, sepse nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi D. K. ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 32 vjeçe, me aftësi të kufizuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur.”
