Policia e Lezhës bën të ditur se ka finalizuar operacionin e koduar “Patoku” duke vënë në pranga një 31-vjeçar nga Tirana.
Sipas burimeve zyrtare, i riu është denoncuar se ishte duke transportuar drogë nga Tirana drejt Lezhës.
“Në aksin rrugor Tiranë -Lezhë, në kthesën e Patokut, Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë ku kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit së bashku me drejtuesin shtetasin N.N., 31 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në brendësi të një televizori, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 3 kilogramë lëndë narkotike, të dyshuar Cannabis Sativa”, thotë policia.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.N për veprën penale,”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.