Policia e ELbasanit arrestoi sot një 21-vjeçar me akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale me një adoleshente.
Kjo ngjarje ka ndodhur në lagjen “5 Maji” në Elbasan ku i riu me iniciale K.T, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 17 vjeçe.
Policia njofton:
“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. T., 21 vjeç, banues në lagjen “5 Maji“, Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 17 vjeçe.”
