Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha sulmon zyrtarisht Sekretarin Amerikan Blinken, ja postimi në grupin e medias nga Floriana Garo

12:38 / March 29, 20225 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60a6a92bbd506
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupi i Rithemelimit ku bën pjesë Sali Berisha ka nisur sulm të hapur kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me marrjen e kontrollit të selisë, Silvi Bardhi, një nga administratoret e grupit të besuar të Sali Berisha, ka hequr të gjithë “të besuarit” e Bashës, nga Patrik Sadikaj, që merrej me mediat, e deri te Ina Zhupa dhe Gazment Bardhi. Në vend të tyre u fut menjëherë Floriana Garo dhe ish fotografi dhe kameramani i Berishës si administratorë.
Ka qenë pikërisht Floriana Garo, zëdhënësja e Berishës e cila ka shpërndarë zyrtarisht në grupin e PD një shkrim kundër Sekretarit Amerikan Blinken.
Tirananews .al sjell një faksimile të postimit të zëdhënëses Garo në grupin zyrtar të medias të PD si dhe shkrimin e plotë të nisur prej saj kundër zyrtarit të lartë amerikan. Kujtojmë që Blinken është zyrtari i lartë që konfirmoi dhe shpalljen non grata të familjes Berisha.


.

2de6c3db 01d3 42f9 9847 ae62c0d8c07e 1

Shkrimi i nisur për mediat nga Floriana Garo:

Gazetari amerikan: Blinken ka lidhje familjare me Sorosin, Berisha u sanksionua pa arsye

Nga Joe Hoft, The Gateway Pundit

Sekretari i Shtetit i Biden, Tony Blinken ka lidhje me George Soros përmes prindërve të tij. Tani Blinken është sjellë përpara një gjykate ndërkombëtare për veprimet e tij me Shqipërinë

Sekretari i Shtetit, Tony Blinken është një fatkeqësi totale. Veprimet e tij në Afganistan për t’i lejuar talibanët të mbrojnë trupat amerikane dhe dorëzimi i 84 miliardë dollarëve armatim, pajisje ushtarake dhe aeroplanë ishte kapitullimi më i keq në historinë e SHBA. Është më i keqi sepse nuk ishte i nevojshëm. Ishte një fatkeqësi totale.

Tani ne po presim një marrëveshje të tmerrshme me Iranin, e përpunuar nga Blinken, që mund të jetë edhe më keq. Marrëveshja më e keqe në historinë e SHBA po vjen ndoshta këtë javë.

Kufiri jugor është një rrëmujë. SHBA po futet në telashe në Ukrainë falë Blinken. Si mund të jetë Blinken kaq i tmerrshëm? Arsyeja duket se është e qëllimshme. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër.

Së fundmi kemi zbuluar informacione se çfarë mund të shpjegojë veprimet e Blinken… prindërit e tij janë të afërt me George Soros.

Ish-këshilltari i lartë i presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme, Richard Grenell shkroi në nëntor të vitit të shkuar një shkrim për ACJL. Historia nis me një postim nga Blinken.

“Ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka minuar demokracinë me veprimet e tij korruptive. Unë po e shpall publikisht atë dhe familjen e tij si të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA”.

Nuk kishte asnjë arsye për këtë veprim nga Blinken. Po ashtu, Berisha njihet si një njeri që u ngrit kundër komunizmit në ish-vendin komunist. Berisha u kundërpërgjigj.

Rezulton se prindërit e Blinken janë mbështetës të Shoqërisë së Hapur të George Soros. Grenell shkruan:

“Berisha i ka kritikuar me forcë veprimet e Departamentit të Shtetit si vepër e miliarderit radikal të majtë, George Soros dhe Shoqërisë së tij të Hapur, një organizatë që pretendon se promovon transparencën dhe të drejtat e njeriut në Ballkan. ACLJ (Qendra Amerikane për Ligj dhe Drejtësi) dhe dega jonë ndërkombëtare ECLJ (Qendra Europiane për Ligj dhe Drejtësi), kanë ekspozuar ndikimin e fortë, radikal- disa mund ta quajnë edhe të korruptuar- të Soros në skenën botërore.

Pretendimet e Berishës për Sekretarin Blinken dhe Sorosin nuk duhen hedhur poshtë kaq shpejt. Prindërit e Sekretarit të Shtetit të SHBA, Vera dhe Donald Blinken, kanë dhuruar në mënyrë të përsëritur për Shoqërinë e Hapur, madje kanë krijuar një fond të përhershëm në një arkiv të dhënash me bazë në Europë, që mban emrin e tyre- Arkivat e Shoqërisë së Hapur të Vera dhe Donald Blinken.

Kongresmeni Lee Zeldin, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Kongresin Amerikan, kohët e fundit u përball me Sekretarin Blinken për sanksionimin e papritur ndaj Berishës. Sekretari Blinken përcolli pak besim kur iu kërkua justifikim, duke thënë “nuk kam asgjë për të ndarë”. Ndërsa Blinken ishte i paqartë në vazhdimësi ndaj Komisionit, duke mos dorëzuar asnjë informacion apo provë. Saga para-mbrapa vazhdon.

Aktualisht e vetmja provë që dimë ne është kundërshtimi i vendosur i Berishës ndaj ndërhyrjes politike të Soros, të cilin Berisha e ka denoncuar për anashkalim të sundimit të ligjit dhe për ndikim informal në të gjithë rajonin e Ballkanit. Vetë zoti Berisha në vitin 2017 u bëri thirrje qeverive të mëdha të hetonin rolin e Soros në politikën rajonale dhe shkoi aq larg sa të inkurajonte të tjerët që ta shpallnin Sorosin ‘non grata’.

Sekretari Blinken tani do të përballet me një sfidë të re ndaj autoritetit të tij në formën e gjykatave ndërkombëtare. Javën e kaluar, Gjykata Korrektuese e Parisit njoftoi se do të dëgjonte Berishën dhe pretendimin e tij se Blinken ka shpifur ndaj reputacionit të tij duke e shpallur atë person non-grata.

Dhe Berisha ka të drejtë në këtë pikë. Këto sanksione udhëtimi të SHBA, që Blinken ka përdorur ndaj Berishës, janë zakonisht një lëvizje e rezervuar për disa nga shkelësit më flagrantë të normave ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut- mbështetur mbi prova- duke përfshirë këtu tipa të ngjashëm me oligarkët rusë. Megjithatë Berisha ka qenë mik i SHBA dhe madje është pritur nga të dy presidentët Bush”.

Do të shohim se çfarë do të ndodhë nga kjo. Ajo që është e sigurt, është se Blinken është një katastrofë totale veç nëse prindërit tuaj janë afër George Soros dhe ju dëshironi të shkatërroni SHBA-të.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.