Një ngjarje vërtet makabre ka ndodhur në Borno, Bresciano në Itali.
Një pornostare 25-vjeçare është vrarë brutalisht nga një shtetas 43-vjeçar, i cili është arrestuar nga policia afro 9 ditë pas ngjarjes makabre.
Mbi 43-vjeçarin tashmë rëndojnë akuzat “Vrasje me dashje” si dhe “Shkatërrim dhe fshehje të kufomës”. Sipas mediaave italiane, pjesët e trupit të pornostares u gjetën në 4 qese të zeza plehrash.
43-vjeçari vendosi trupin e të resë në frigorifer në shtëpinë e saj. Më pas e bëri copë-copë, e futi në qeset e plehrave për ta hedhur nga një shkëmb ku u gjet më vonë.
25-vjeçarja ishte Carol Maltesi, e cila ndryshe njohej edhe si Charlotte Angie, është një figurë e njohur për në botën e pornografisë.
