Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme tre persona ndërsa një tjetër po hetohet pasi janë përfshirë në një sherr me thika.
Më pranga janë vënë M. D., 26 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe S. S., 39 vjeç. Ndërkohë po punohet për kapjen e M. Xh., 27 vjeç i dyshuar për veprën penale tentativë vrasje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
