Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Udhëzimet e ISHP, disa fakte që duhet të dini rreth hepatitit viral

17:00 / March 29, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
melcia 780x439 1 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hepatiti viral është një grup sëmundjesh infektive të mëlçisë (të njohura si hepatiti A, B, C, D dhe E) që prek qindra miliona njerëz në mbarë botën çdo vit, duke shkaktuar sëmundje akute e kronike të mëlçisë, deri dhe vdekje. Në veçanti, hepatiti viral B dhe C prek qindra miliona njerëz në mbarë botën dhe janë shkaqet kryesore të kancerit të mëlçisë. Autoritetet e Institutit të Shëndetit Publik sqarojnë se të paktën 60 për qind e rasteve të kancerit të mëlçisë janë për shkak të testimit dhe trajtimit të vonuar të hepatitit viral B e C. Shkalla e ulët e testimit dhe trajtimit është pengesa kryesore për eliminimin e hepatitit viral.

Kjo ndodh pasi në pjesën dërrmuese të rasteve infektimi me këto hepatite nuk shoqëroreht me shenja të dukshme që në stadet fillestare të zhvillimit të sëmundjes. Hepatiti B dhe C janë infeksione kronike që nuk mund të shfaqin simptoma për një periudhë të gjatë kohe. Në mbarë botën, mbi 300 milionë njerëz jetojnë me hepatit viral dhe nuk e dinë këtë. Mjekët thonë se pa identifikuar të infektuarit e padiagnostikuar dhe të pamjekuar, miliona njerëz do të vazhdojnë të vuajnë dhe miliona jetë do të humbasin. Çdo njeri është i rrezikuar të infektohet nga Hepatitet Virale; A,B,C,D,E. Por grupet më të rrezikuara janë: punonjësit e kujdesit shëndetësor, personat që kryejnë marrëdhënie seksuale të pambrojtura (pa prezervativ), meshkujt që kryejnë seks me meshkuj, përdoruesit e drogave të injektueshme, të sëmurët që kryejnë transfuzione gjaku,si: Hemofilikët, Talasemikët, të sëmurët me sëmundje kronike,të cilët kryejnë injeksione të shpeshta apo procedura të tjera si dializa.

Shenjat e sëmundjes së pranisë se hepatitit viral mund të shoqërohen me simptoma të tilla si: Ethe, lodhje, humbje oreksi, të përziera, të vjella, dhimbje barku, ngjyrë të errët të urinës, jashtëqitje pa ngjyrë të bardha, zverdhje të pjesës së bardhë të syrit dhe e lëkurës. Sa më herët të diagnostikohet sëmundja dhe të merret trajtimi i duhur, aq më të lehta do të jenë edhe ndërlikimet e shkaktuara prej tyre. Hepatiti Viral A dhe B mund të parandalohen nëpërmjet vaksinimit dhe respektimit e përmirësimit të masave të higjienës. Ndërsa për parandalimin e Hepatitit C duhet të mënjanohen marrëdhëniet seksuale të pambrojtura, kontakti me gjakun e personave të infektuar, si dhe të përdoren shiringa njeperdorimshe nga përdoruesit e drogave.

Çfarë duhet të dini rreth hepatitit viral!

Hepatiti viral B dhe C janë sfida të mëdha shëndetësore.
Hepatiti viral B dhe C janë shkaqet kryesore të kancerit të mëlçisë.
Testimi dhe trajtimi në kohë i hepatitit viral B dhe C mund të shpëtojë jetë.
Hepatiti viral shkakton sëmundje me pasoja të rënda dhe u ngarkon familjeve një barrë të madhe ekonomike.
Hepatiti viral është kthyer në një vrasës të madh për shkak të mungesës së vëmendjes globale.
Gjatë viteve të fundit është rritur numri i vdekjeve nga hepatiti viral.
Në të njëjtën kohë po rritet numri i njerëzve që infektohen rishtaz me hepatit viral.
Hepatiti prek njerëzit më të rrezikuar.
Hepatiti mund të parandalohet, të diagnostikohet, të trajtohet dhe madje të shërohet.
Ju mund të ndihmoni në eliminimin e hepatitit.
FacebookWhatsAppViberTelegramTwitterEmailShare

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.