Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si nisi konflikti mes Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit që solli gjak e viktima 

04:12 / March 30, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
9E0AE0FD 6C81 4331 B65B D69636E0052E
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Konflikti mes Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit ka sjellë disa vrasje dhe atentate. Dy të fortët, njëri tashme i arrestuar fillimisht kanë qenë bashkëpunëtore, por më pas miqësia e tyre u shndërruar në armiqësi të betuar.

Miqësia e tyre është prishur fillimisht me vrasjen e Klevis Kapllanit dhe më pas të Bujar Çelës.

Prishja e miqësisë

Dumani dhe Talo Çela duket se kanë prishur miqësinë mes tyre, çka ka bërë që ky i fundit dyshohet se ka urdhëruar ekzekutimin e Klevis Kapllanit, shokut të ngushtë të Nuredin Dumanit, ngjarje që ndodhi më 15 Shtator të 2020

Për hakmarrje, 37-vjeçari Dumani dyshohet se organizoi dhe bëri vrasjen e vëllait të Talos, Bujar Çelës, vetëm 2 ditë më pas në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan.

Nga hetimet rezulton se Nuredin Dumani ka shkuar pak minuta para vrasjes tek karburanti pranë lokalit ku qëndronte Bujar Çela. Aty ka hedhur naftë. Nga shenjat e gishtave të parave që bëri pagesën u zbulua se bëhej fjalë për Dumanin. Ndërkohë pak minuta më vonë, personi që hodhi naftë, me të njëjtën veshje, por me maskë në kokë, vrau Bujar Çelën.

Nuredin Dumani gjithashtu mësohet se ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi e trafikuar në Francë.

Hakmarrja mes Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit ka vazhduar vit pas viti, për të mbërritur në atentatin e sotëm (29 mars) në Elbasan, ku Dumani dyshohet se ka qëlluar në drejtim të mjetit të Talo Çelës.

Nuk dihet si ka ndodhur përplasja me armë, por Nuredin Dumani u arrestua pas një aksioni të policisë në një apartament në Fier, shumë pranë spitalit.

Ai ishte duke marrë mjekim në kushte shtëpia, ndërsa nuk bëri rezistencë nga policia.

Dinamika e atentatit ne Elbasan

Nuredin Dumani ka qëlluar me breshëri plumbash drejt mjetit tip BMW me xhama të zinj të drejtuar nga Talo Çela. Por mesa duket ngjarja nuk ka përfunduar këtu!

Mes Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit ka pasur një shkëmbim zjarri, pas sulmit nga ky i fundit Çela i është kundërpërgjigjur, kjo shpjegon edhe kallashnikovin në mjetin e tij të braktisur. Menjëherë pas kësaj ngjarje, Talo Çela i cili se fshihej te BMW-ja me targa të vjedhura në Durrës në prill të 2021, ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, e ndërsa Dumani është arrestuar në Fier, në Urgjencën e spitalit ku ka patur një mësymje nga forcat RENEA.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.