Sipas asaj që shkruan “BBC”, një sulm i ndodhur në periferi të Tel Avivit në Izrael u ka marrë jetën pesë personave të cilët janë qëlluar për vdekje. Raportohet se sulmi ndodhi në “Bnei Brak”, e cila është një nga zonat më të populluara hebreje të vendit.
Në fakt, ky është sulmi i tretë vdekjeprurës brenda një jave. Bazuar në burime të cilat ndodhen në vendngjarje, personi i armatosur i cili shkaktoi sulmin dhe mori 5 jetë njerzish u qëllua për vdekje nga policia. Autoritetet izraelite të sigurisë kanë qenë në gatishmëri të lartë pas sulmeve nga arabët izraelitë të martën dhe të dielën e kaluar, të cilat shkaktuan 6 viktima.
Nga sulmi i fundit, mësohet se një person është gjendur i vdekur në një automjet dhe të tjerët në rrugë.
