Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi dhe ai rus Sergei Lavrov janë takuar së bashku në provincën lindore kineze të Anhui. Mësohet se kryediplomati rus, Sergei Lavrov do të marrë pjesë në dy takime për situatën në Afganistan ku gjithashtub të pranishëm do të jenë përfaqësues nga Pakistani, Irani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani.
Këto bisedime vijnë pasi Afganistani po vuan një krizë ekonomike dhe humanitare e cila është përkeqësuar ndjeshëm nga ndërprerja e ndihmës financiare pas marrjes së pushtetit nga Talibanët.
🇷🇺🇨🇳 Foreign Ministers Sergey Lavrov and Wang Yi meet in Tunxi, China#RussiaChina 🤝 pic.twitter.com/tMaLlQmn0z
— MFA Russia 🇷🇺 (@mfa_russia) March 30, 2022
