Policia e Shtetit ka publikuar videon nga momenti i arrestimit të shumëkërkuarit Nuredin Dumani, i cili u gjet i plagosur në një apartament në Fier.
Pas përplasjes me armë zjarri në Papër të Elbasanit, Dumani mbeti i plagosur dhe më pas kishte shkuar në Fier për t’u strehuar.
Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga policia, në momentin e arrestimit Dumani ka qenë gjysmë lakuriq, i shtrirë në krevat dhe i plagosur.
