Pas sanksioneve të ashpra të vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë për shkak të nisjes së ofensivës në Ukrainë nga kjo e fundit, Gjermania ka filluar të ndërtojë një plan emergjence për një mungesë të mundshme gazi.
Nëpërmjet një deklarate të dhënë sot, Ministri gjerman i Ekonomisë dhe Politikës Klimatike, Robert Habeck u shpreh se Gjermania është furur në fazën e paralajmërimit të planit të emergjencës për një mungesë të mundshme të gazit natyror.
Habeck theksoi se aktualisht nuk ka asnjë problem me furnizimin me gaz natyror.
“Megjithatë, ne duhet të rrisim masat paraprake në mënyrë që të jemi të përgatitur në rast të përshkallëzimit të situatës nga ana e Rusisë”, deklaroi ministri.
Ku është niveli i parë nga tre nivelet në total të planit të emergjencës , i cili nuk parashikon kufizime për disponueshmërinë e gazit dhe është një masë thjesht parandaluese, megjithatë, Robert Hube u bëri thirrje konsumatorëve individëve dhe bizneseve të bëjnë ” sa më shumë të jetë e mundur ” ekonomi në përdorimin e gazit.
“Çdo kilovat orë që kursejmë ndihmon,” tha ai, duke shtuar se “qeveria gjermane po bën gjithçka që është e mundur që të garantojë sigurinë e furnizimit për vendin”, duke thënë se Komisioni Evropian është informuar tashmë për planin e emergjencës.
Lidhur me kërkesën e Rusisë që me gaz të paguhet në rubla , Habeck theksoi se Gjermania ishte e përgatitur dhe “nuk do të pranonte asnjë shkelje të kontratës”.
