Një tjetër person i pajetë është gjendur edhe në qytetin e Tiranës, ndërkohë që një rast i ngjashëm ndodhi edhe në Pogradec. Policia njofton se viktima është një 65-vjeçar, i cili është gjetur nga banorët e zonës pranë lumit Lana në rrugën “Dhimitër Xhuvani në kryeqytet. Nga konstatimet e para, nuk raportohet për shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Tiranë-Më datë 30.03.2022, në rrugën “Dhimitër Xhuvani”, në lumin Lana, është gjetur nga banorët, pa shenja jete, një shtetas rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
