Kuajt e vendosur përpara hyrjes së Kryeministrisë kanë intriguar aktorin e njohur shqiptar Timo Flloko për të bërë disa fotografi ‘si kujtim’.
Por aktori është përballur me refuzimin e rojes së Kryeministrisë, i cili i ka kërkuar aktorit të largohet.
Siç duket në fotot më poshtë të shkrepura nga LSA, aktori ngjitur tek shkallët e Kryeministrisë, përballë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, për të bërë foto me kuajt e vendosur prej disa ditësh aty.
Por rojes mesa duket nuk i ka pëlqyer ky veprim dhe i është afruar aktorit dhe i ka kërkuar të largohet.



