Një furgon është përfshirë nga flakët në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër- Tepelenë në ambientet e një biznesi.
Sipas informacioneve të policisë, në momentin e përfshirjes nga flakët automjeti ka qenë i parkuar, ndërsa dyshimet e para janë se kemi te bëjmë me një ngjarje aksidentale.
