Kreu i prezencës së OSBE në Tiranë, Bernd Boschardt thotë se reforma zgjedhore mund të bëhet me parlamentarët e rinj. Ligjërisht po, tha ai duke shtuar se ndërkombëtarët po nxisin dialog për reformën zgjedhore. Boschard tha se i është bërë thirrje të gjitha partive të marrin pjesë në zgjedhjet vendore.
“Ligjërisht, po pastaj a është vendim i pjekur politikisht, është çështje tjetër. Ne po nxisim dialog për reformën zgjedhore”, tha kreu i OSBE-së në Tiranë.
Ai tha më tej se Shqipëria ka qenë për shumë kohë si simbol i stabilitetit në rajon dhe bojkoti në Parlament që nuk ka precedent, mund të shërbejë si një shembull i keq për të githë rajonin dhe nuk është thelbi i demokracisë parlamentare.
“Në fakt dua të them se ne pikë së pari nuk e nxisim aspak bojkotin zgjedhor. Për shumë kohë Shqipëria ka qenë simbol i stabilitetit në rajon. Tani shohim një veprim në Parlament që nuk ka precedent. Është kritikuar nga gjithë komuniteti ndërkombëtar. Sepse është fitili që vë flakën në gjithë sistemet e demokracisë parlamentare. Dhe në fakt do të ishte shembull i keq për të gjithë rajonin. Ky nuk është fare thelbi i demokracisë parlamentare”, tha Boschardt.
