Një zjarr ka rënë në ndërtesën e sanatoriumit të Korçës gjatë mesnatës së kaluar e cila ndodhet në lagjen nr.4 të këtij qyteti. Zjarri ka rënë në një nga dhomat e spitalit ku për pasojë, ka marrë djegie të lehta pacienti B. D., rreth 62 vjeç, banues në Korçë. Aktualisht, ai është nën kujdesin e mjekëve dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Paraprakisht, nuk ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme dhe mendohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.
Grupet hetimore shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve.
