Para pak çastesh, SPAK ka depozituar në GJKKO kërkesën për arrestimin e ish-deputetit socialist, Alqi Bllako, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion lidhur me inceneratorin e Fierit.
SPAK kërkon lejën e Irena Gjokës e cila do shqyrtojë vendimin për të arrestuarit e tjerë. Ajo do të vendosë nëse do pranojë kërkesën e prokurorisë.
Në rast pranimi, atëherë do lëshohet një urdhër ndalimi nga prokuroria i cili do ekzekutohet më pas nga policia.
Ndërkohë, ende ska nisur seanca për personat e tjerë për arsye se disa nga sallat e gjykatës janë të zëna. Ndërsa për Alqi Bllakon seanca gjyqësore do të zhvillohet sot.
Gjithashtu, në orën 15:00 është caktuar të zhvillohet seanca për inceneratorin e Elbasanit.
