Naftësjellësi Adriatik JANAF ka njoftuar se do të pezullojë dërgesat e naftës për korporatën e hidrokarbureve në Serbi, Naftna Industrija Srbije (NIS).
Përmes një deklarate për shtyp, JANAF tha se sanksionet kundër Rusisë për sulmin e saj ndaj Ukrainës përfshinin një kontratë që rregullonte dërgesat e naftës së papërpunuar në Serbi.
“Nëse situata mbetet e pandryshuar, kontrata do të pezullohet nga mesi i majit të këtij viti dhe do të mbetet e tillë për sa kohë të jenë në fuqi sanksionet”, tha JANAF.
Mediat lokale raportuan se sanksionet e BE-së kundër Rusisë përfshinin ndalimin e të gjitha transaksioneve me kompanitë në pronësi të shtetit rus dhe se Serbia do të duhej të bënte diçka për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm të të gjitha llojeve të derivateve të hidrokarbureve, pasi Gazprom kishte 56.15% të aksioneve në NIS.
