Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është pritur me protesta para takimit të tij në Universitetin e Durrësit me studentë e “Aleksandër Moisiut”.
Por në këtë takim, i shoqëruar nga kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, studentët të pajisur me maska e pankarat kanë nisur të thërrasin “Turp!” duke e akuzuar ministrin se i ka helmuar me gaz në protestë.
Debati mes ministrit Lleshaj dhe protestuesve:
Lleshaj: Cfarë do doje prej meje?
Protestuesi: Për cfarë keni ardhur këtu, ju nuk ju takon me ardh në asnjë vend të Shqipërisë, jeni qeveri ilegjitime, vini këtu dhe e morëm vesh një orë përpara se ka ardh ministri, a thu se ka ardh shërbimi sekret
Lleshaj: Ju e caktoni kur vij une e kur nuk vij unë?
Protestuesi; Nuk e caktoj unë, unë duhet ta di
Lleshaj: Kush jeni ju?
Protestuesi: Unë jam qytetari i këtij vendi, që ti me ke helmu mu, a je ministri Brendshëm me ke hedh gaz
Lleshaj: duhet të komunikojmë
Protestuesit; Cfarë të komunikojmë, cfarë do bëjnë do na arrestojnë këta shoqëruesit tuaj?
Protestuesit në kor: turp, turp, turp