Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Top Channel e akuzoi si gjobaxhi, kundërpërgjigjet redaktori i Top Story: Sokol Balla, a po i vë gjobë fabrikave të prodhimit të vezëve? Zonja Hoxha, pse po i bie Kadastrës përditë? 

00:05 / April 1, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
96D41145 3FAD 4BFB A1A2 052BE72E0AEF
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Redaktori i emisionit Top Story dhe televizioni Top Channel i kanë ndarë rrugët në mënyrë jo paqësore, pasi në faqen zyrtare të emisionit në facebook, Top Channel akuzohej se kishte censuruar disa emisione, i fundit me temë “Oligarkët e Rilindjes Urbane”.

 Sipas drejtuesve të emisionit, prej disa muajsh, stafi i Top Story është ndjerë nën presion nga drejtuesit, duke nisur që në mënyrën e trajtimit të temave, largimin nga detyra të autorit të emisionit, ndërhyrjet në linjën editoriale, e deri në censurimin e emrit të emisionit.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Top Channel, që në një artikull të botuar në portalin e televizionit, i akuzon drejtuesit e emisionit si gjobaxhinj, që nuk kanë patur asnjë qëllim tjetër veçse të përfitojnë për vete duke shkelur etikën e televizionit.

Ndërkohë, pas lajmit të Top Channel, ka ardhur edhe reagimi i Endrit Habilajt, një nga drejtuesit e Top Story, i cili i drejton disa pyetje pronares Vjollca Hoxha dhe drejtorit të ri, Sokol Ballës. Ai e pyet Hoxhën nëse i ka vënë gjobë Samir Manes duke anulluar emisionin “Kadastra e Vlorës” dhe përse po e sulmin çdo ditë Kadastrën, ndërsa Ballën e pyet nëse po i vendos gjoba fabrikave të prodhimit të vezëve.

Postimi i plotë:

Një sqarim për publikun!

Ky shkrim është i turpshëm dhe që nuk i bën nder jo Top Channel, por askujt.

Tani le të marrim me radhë disa fakte:

– E para, unë kam dhënë dorëheqjen në 28 shkurt 2022. Nga ajo ditë, nuk kam patur fare akses për emisionin Top Story.

– E dyta, emisioni “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, është realizuar nga Esmeralda Keta, fituese e dy çmimeve të BE. Tema është realizuar fare pa ndërhyrjen time. Dhe kjo mund të provohet lehtësisht duke kontaktuar Esmeraldën. Emisioni është anulluar dje, në 30 Mars 2022.

– E treta, emisioni i Rilindjes Urbane, ishte raportuar tek Bashkimi Europian, një projekt  që e fitoi nëpërmjet aplikimit tim dhe FES. Unë sot e kësaj dite, këtë temë nuk e kam parë.

– E katërta, një pyetje për Vjollca Hoxhën, a ke vënë gjobë ti ndaj Samir Manes, duke anulluar emisionin “Kadastra e Vlorës”?!

– E pesta, një pyetje për Sokol Ballën, a po i vë gjobë fabrikave të prodhimit të vezëve dhe çfarë gjobash i ke premtuar Vjollca Hoxhës, me ardhjen në Top Channel.

– E gjashta, zonja Hoxha, përse po i bie Kadastrës përditë, a ke kërkuar legalizimin e objektit Folie Marine dhe më pas ndërtimin e një kulle aty?

– E shtata, faqja e facebook, është krijuar nga ekipi i Top Story dhe me ardhjen e Sokol Ballës kjo faqe u kërkua ti kalohej atij. I sugjerojë të ngrejë një faqe vet, siç ka ngritur shumë gjëra.

– E teta, ekipi i Top Story, nuk është njoftuar për ndërrimin e emrit dhe që emisioni politik i Sokol Ballës do të merrte këtë emër.

– E nënta, thirrje për kolegët, ky është TOP CHANNEL!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.