Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SPAK zbulon të gjithë prapaskenat për arrestimin i Alqi Bllakos

11:07 / April 1, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alqi bllako 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SPAK ka zbuluar prapaskenat se si u arit deri në arrestimin e ish-deputetit të PS Alqi Bllako, për të cilin deri më tani kanë qarkulluar disa versione.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, SPAK sqaron se ditën e djeshme, më datë 31-03-2022, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën “arrest meë burg” për shtetasin Alqi Bllako.

Vendimi i është vënë në dispozicion Prokurosisë së Posaçme në orën 15:30 të ditës së djeshme.

Sipas SPAK, vendimi i GJKKO është ekzekutuar nga Policia e Shtetit në orën 03.30 të datës 01.04.2022.

PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

NJOFTIM

Mbi caktimin dhe ekzekutimin e masës e sigurimit për shtetasin Alqi Bllako

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.187 të vitit 2020, në Regjistrin e Njoftimit të Veprave Penale në Prokurorinë e Posaçme me datë 18.03.2022, është regjistruar emri i shtetasit Alqi Bllako, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal.

Me shkresën Nr.2407 Prot., datë 29.03.2022, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme i ka kërkuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako. Kërkesa është shoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Me shkresën Nr.1274/4 Prot., datë 29.03.2022, ardhur nga Kuvendi, jemi njoftuar se kërkesa për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako do të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që do zhvillohet me datë 30.03.2022, ora 18.00.

Me shkresën Nr.2407/4 Prot., datë 30.03.2022 kemi njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në lidhje me kërkesën e paraqitur në Kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, duke i kërkuar mbajtjen nën mbikqyrje të deputetit dhe njoftimin e prokurorit të çështjes nëse deputeti do paraqitej në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me shkresën Nr.1274/7 Prot., datë 30.03.2022 (ardhur në Prokurorinë e Posaçme në orën 19.40) na ka njoftuar për anulimin e mbledhjes së Këshillit për Rregullore, Mandatet dhe Imunitetin, për arsye se deputeti ka depozituar kërkesën për heqje dorë nga mandati deputetit. Neni 71, pika 2, shkronja “b” e Kushtetutës parashikon se: “…mandati deputetit mbaron kur deputeti heq dorë nga mandati…”.

Me shkresën 2407/6 prot., datë 30.03.2022 (dorëzuar në gjykatë në orën 20.30) nga Prokuroria e Posaçme i është kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimi i masës së sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin Alqi Bllako, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal.

Me vendimin Nr.26, datë 31.03.2022, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin Alqi Bllako.

Vendimi është vënë në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme në orën 15.30 të datës 31.03.2022.

Në orën 15.45, të datës 31.03.2022, vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Alqi Bllako i është dhënë për ekzekutim strukturave të Policisë së Shtetit.

Vendimi është ekzekutuar nga Policia e Shtetit në orën 03.30 të datës 01.04.2022.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.