Një rast tjetër ngacmimi ka ndodhur në institucionet arsimore në vend ku drejtori i një shkolle në rrethin e Lushnjës ka rënë në prangat e policisë pasi ka ngacmuar një nxënëse 15-vjeçare. Drejtori është identifikuar si Rrahman Çela.
Policia njofton:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin Rr. Ç., 55 vjeç, banues në fshatin Gjuzë, drejtor i një shkolle 9-vjeçare në rrethin Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçe.”
