Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balla ironizon ish-ministren socialiste Ekonomi: Është deputete e re…

14:33 / March 19, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
konferenca e kryetareve ruci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mazhoranca është në dilemë se çfarë do të duhet të bëjë me nismat e depozituara nga deputetët e opozitës. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në Kuvend janë ngritur  një sërë shqetësimesh , mes të cikave edhe procedura për nismat ligjore të ndërmarra nga deputetët e opozitës. Mes tyre ka qenë edhe deputetja Milva Ekonomi, e cila ka ngritur e para shqetësimin, raporton tirananews.al. Por menjëherë në mbledhjen me dyer të mbyllura ka reaguar kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili ka ironizuar duke thënë se znj. Ekonomi është deputete e re. Ai ka sqaruar se përsa kohë ata nuk janë më ligjvënës, edhe kjo e drejtë për të propozuar nisma legjislative bie.

Pjesë nga debati

Senida Mesi – Mirëmëngjesi të gjithëve. Në lidhje me projektligjin “Për gjuetinë” që

është propozim i tre deputetësh, dhe komisioni për Integrimin Europian është komision për

dhënie mendimi, mungon pasqyra e përputhshmërisë që ne e kemi detyrim në lidhje me ligjet,

kur në to bëhet fjalë për përafrim të legjislacionit më Bashkimin Europian. Nuk jam e qartë se

si duhet të procedojmë në momentin kur është nisëm e deputetëve. Kur është nisëm dhe

propozim i Këshillit të Ministrave, sigurisht që Parlamenti ja ka kërkuar gjithmonë Këshillit të

Ministrave tabelën e përputhshmërisë, kurse në rastin konkret mungon. Nuk e di nga

eksperienca Juaj e mëparshme si e keni zgjidhur një problem të tillë?

Gramoz Ruçi – Në raste të tilla nuk do i çohet Qeverisë. Ju keni një drejtori në

Kuvend, që është drejtoria e Përafrimit të Legjislacionit në komisionin përkatës. Do t’i

adresoheni zotit Dedë Kasneci, drejtorit të shërbimit, dhe Ai të përgatisë dhe të japë mendim

komisionit për përputhshmërinë e nismës.

Milva Ekonomi – Mirëmëngjesi! Nuk kam një pyetje direkt për kalendarin, por kam

pyetje të lidhur me kalendarin. Në komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik

kemi diskutuar në parim një nisëm që ka ardhur nga Grupi Parlamentar i LSI-së, për ligjin e

arsimit të lartë. Ndërkohë në komision në kalendarin e mëparshëm janë depozituar dy nisma

që kanë ardhur nga deputetët e LSI-së, si duhet të veprohet në këtë rast, t’i përfshijmë në

kalendar apo t’i lëmë ……….

Taulant Balla – Zonja Ekonomi është deputete e re. Ju informoj se, të gjitha nismat

të propozuara nga deputetë që kanë dhënë dorëheqjen nga mandati nuk qëndrojnë më dhe nuk

janë pjesë e punës së Kuvendit. Rregullorja e Kuvendit dhe Kushtetuta e përcaktojnë qartë që,

kur propozuesi nuk është më pjesë e parlamentit të gjitha këto projektakte të propozuara nga

deputetë që nuk e gëzojnë më mandatin e deputetit, nuk janë më pjesë e shqyrtimit të punës së

komisioneve dhe seancave plenare.

Vasilika Hysi – Faleminderit zoti Kryetar! Komisioni i Ligjeve ka përfunduar së

miratuari Rezolutën “Për njohjen dhe mbështetjen e veprimtarisë së mbrojtësve të të drejtave

të njeriut, në promovimin, nxitjen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore,

forcimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e demokracisë”. Nëse është e mundur do të

sugjeroja të përfshihej në rendin e ditës që kemi këtë javë. / tirananews.al

konferenca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.