Gjykata e Lushnjes ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për drejtorin Rrahman Çela. Gazetarja Anila Sefa raporton se vendimi i gjyqtares Esmeralda Ceka erdhi pas akuzave të ngritura nga prokurorja Natasha Prifti se Çela, drejtor i një shkolle 9-vjeçare, ka ngacmuar seksualisht një nxënëse.
Sipas burimeve, kallëzimi në polici ndaj drejtorit të shkollës është bërë nga psikologia e bashkisë. Ajo e ka kryer denoncimin pasi ka folur me nxënësen 15-vjeçare dhe mamanë e saj.
55-vjeçari Çela u vu në pranga të premten nga policia e Lushnjes.
